Ushtari i së ardhmes                                             11 maj 2000

Ushtari qëndron në një llogore i veshur me nje jelek kundraplumbi me një pushkë me rreze lazer në dorë, i pajisur me një videokamer dhe një kompjuter. Ky është parashikimi i ushtarit amerikan të së ardhmes. Këmbësoria amerikane do të pajiset vitet që do të vijnë me teknollogji të reja.

Me anë të videokamerave ushtarët do të jenë në gjendje të shohin pikëshënjestrën në një ekran dhe të godasin në shenjë pa patur nevojë të shfaqin hapur trupin e tyre. Me anë të një kamere tek pushka e cila është e lidhur me një sistem kopjuterik ai do të mund të dërgojë filmime nga zona e luftës drejtpërsëdrejti në Shtabin e Përgjithshëm.

Sistemi i vozitjes GPS i tregon ushtarit pozicionin e armikut dhe duke shtypur disa susta do të jetë në gjendje të marrë të dhëna mbi numrin dhe armatimin e armikut. Në një hartë elektronike ushtari do të mund të markojë pikëshënjestra për p.sh. goditje me artileri.
Ky sistem i ri do të vihet në provë nga amerikanët në vjeshtë kurse vitin tjetër do të vihet në përdorim. Ai do të dhjetëfishojë aftësinë e ushtarit.
Ushtari i së ardhmes ka në kokoren e tij shumë sy kamerash dhe sensorësh. Nëpërmjet tyre merr dhe dërgon të dhëna dhe ka një kënd vëzhgimi prej 360 gradësh. Në një ekran përpara syve ushtari do të mund të shohë prapa, mund të shohë të dhëna dhe harta dhe të jetë në gjendje të dallojë shokun nga armiku edhe natën. Veshja e tij do të mund të ftohë apo ngrohë trupin e tij. Gjithashtu do të mund ta mbrojë atë prej lëndëve luftarake biollogjike dhe kimike. Brenda saj do të ketë të dhëna kompjuterike dhe antena. Pajisje të ndjeshme brenda veshjes kontrollojnë gjendjen psikollogjike të ushtarit: temperaturën, goditjet e zemrës, lodhjen, stresin.
Sistemi i armëve që do të ketë dorë ushtari do të jetë tepër i lehtë, me plumba 15 milimetërsh që deri në largësinë prej 1000 metrash do të jenë të mundur të telekomandohen apo do të jenë të pajisur me sensorë që kërkojnë për një trup të ngrohtë.

Disa prej këtyre teknollogjive janë vënë që tani në punë.                      www.rruzull.net

Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialet e emisionit Nano të 3sat


Zyra e gjithandejshme!


Nga 2008 shumë njerëz do të punojnë në lëvizje. Zyra juaj do të jetë kudo që ju do të jeni. Parashikohet se brenda dhjetë vjetësh do të jetë e mundur q ë ju të keni një takim të menjëhershëm virtual, thjesht duke i thënë kompjuterit orën e takimit me ekipin dhe ata do të shfaqen para syve tuaj në ekranin e kompjuterit që mund të vishet në trup.


Përgatiti
Eridjan Leskaj
- Mbështetur në materialet e BBC-së                   www.rruzull.net


Dita e së ardhmes                     dt. 4 shtator 2000


 

Automobilë pa shofer!

Parashikohet se nga viti 2025 ne do të kemi makina të cilat nuk do të kenë nevojë për shofer. Një prototip i tillë është ndërtuar, kjo makinë mund të lëvizi pa njeri që ta drejtojë atë nëpër rrugët e Shtutgartit, Gjermani. Rreth vitit 2040 ne mund të ngasim nëpër autostrada automobilë krejtësisht automatike dhe ka nga ata që besojnë se makinat fluturuese mund të zënë vend në këtë shekull të ri.

Një revolucion në tingull!

Një sistem i cili do të drejtojë tingullin me saktësi sipas një rreze ultratingulli është duke u zhvilluar. Kjo do të thotë se njerëzit e një familje mund të jenë të gjithë në një dhomë me një televizor ndezur dhe vetëm një person brenda rrezes mund ta dëgjojë atë. Kjo mund të jetë në përdorim të përditshëm aty nga viti 2005.                                                                                                                                      www.rruzull.net


 Stemë vetjake në vend të telefonit celular                      16 qershor 2000

 

Së shpejti vendin e telefonit celular do të mund ta zërë një stemë që mund të mbërthehet pas rrobave ashtu si tek seriali fantastiko-shkencor Star Trek.

Këtë gjë e mundëson teknollogjia e re e quajtur Bluetooth që po vihet në përdorim nga firma Ericsson. Kjo teknollogji bën të mundur lidhjen pa tela dhe me një rreze të shkurtër veprimi midis telefonit dhe pajisjeve elektronike si kompjuterave. Ose edhe midis vetë pajisjeve elektronike. Cfarë do të thonte që ato nuk do të kishin nevojë të bënin gjithçka vetë por mund të mirrnin të dhënat e nevojshme nga njëra-tjetra.
Telefoni mund të kishte hyrje në internet pasi shkëmben të dhëna me kompjuterin.

Si përfundim telefonët celularë do të bëhen gjithnjë e më të vegjël, do të humbasin rolin e tyre si mjet vetëm për të folur dhe do të luajnë edhe rolin e mbajtësit të të dhënave vetjake që do të kryejë lidhje me pajisje të tjera që ke me vete ose që ndodhen përqark. Kjo pajisje stemë do të shërbente edhe si një kuletë apo biletë elektronike. Secila prej tyre ka një numër të veçantë kështu që kur do hypje në autobuz apo tren bileta do të prehej në mënyrë të padukshme.

Komandat do të jipen jo duke shtypur susta por duke folur, pra nëpërmjet zërit.

Mund të kishte edhe formën e kufjes ku me përshtatjen e MP3-ve për teknollogjinë Bluetooth, mund të bëhej i mundur edhe dëgjim muzike.                                                                                       www.rruzull.net


Përgatiti Alvin Ekmekçiu
- Bazuar në materialet e BBC-së                                              


Gjendet mekanizmi i kujtesës në tru                                         20 maj 2000               

Shkenctarët kanë gjetur një mekanizëm të panjohur më parë përmes rënies së fuqisë së nyjeve nervore të trurit (synapseve), një proçes i cili çon në krijimin e kujtesës dhe ruajtjen për një kohë të gjatë të saj.

Rritja apo rënia e fuqisë ndër synapse sjell ndryshime në kujtesë. Ky ndryshim fuqie ndodh gjithashtu edhe përgjatë zhvillimit të trurit.

Pas eksperimenteve të bëra mbi minj nga Insitituti Mjeksor Howard Hughes (HHMI) dhe Universiteti Brown doli se nyjet dobësohen pasi krijohen proteina të reja në atë vend apo kthehen menjëherë në proteina të tjera proteinat që kanë ardhur tek këto nyje për përpunim.

Ky mekanizëm është një mënyrë e përshtatshme e trurit për të shprehur ndryshimet e tija por jo vetëm kaq, ai është njëkohësisht edhe një mekanizëm thelbësor i zhvillimit të një truri normal.

Që më parë dihej që synapset kishin një mekanizëm që krijonte proteina por nuk dihej që ky mekanizëm ndryshonte edhe vetë synapset.                                                              www.rruzull.net


Përgatiti Alvin Ekmekçiu
- Mbështetur në materialet e Science.                                                                                         




Figura tregon Hippocampus-in. Pikat jeshile janë qelizat e sapolindura. Të kuqet janë qeliza nervore të vjetra ndërsa ato bojëqielli janë qeliza mbështetëse.

Një injeksion që rrit kujtesën                       15 prill 2000

Shtimi i qelizave nervore në trup pothuajse dyfishohet me anë të injeksionit me faktorin shumues IGF-1. Këtë e kanë zbuluar studiuesit në Göteborg, Suedi. Kjo mund të shfrytëzohet për kurimin e trurit pas një ataku zemre, kur qelizat e trurit nuk kanë marrë gjak, apo në rastin e ndonjë sëmundjeje tjetër.

Më parë besohej se tek njerëzit nuk mund të lindin qeliza të reja pas foshnjërisë, por para një gjysëm viti neurologu Peter Eriksson dhe grupi i tij dhanë prova mbi se si truri i njeriut ndërton qeliza të reja nervore përgjatë tërë jetës.

Është arritur në përfundimin se stresi i dëmton qelizat e reja ndërsa një ambjent i larmishëm e stimulues i pasuron ato. Ajo që shton më tepër numrin e qelizave të reja është lëvizja trupore.
Pikërisht ajo që ndodh gjatë lëvizjes trupore është çlirimi i faktorit shumues IGF-1.
Kështu në provat e bëra tek minjtë injeksimi i faktorit shumues IGF-1 jo vetëm që bëri të mundur shtimin e qelizave por edhe ndikoi tek qelizat e reja që të bëheshin qeliza nervore dhe jo vetëm qeliza të zakonshme mbështetëse të qelizave nervore.
Shtimi gjeti vend në një pjesë të trurit që quhet hippocampus dhe që ka domethënie të madhe për kujtesën dhe të mësuarit.

Përparësia me faktorin shumues IGF-1 është që mund të injektohet në krah e përsëri të arrijë trurin. Pasi është një lëndë e vetë trupit edhe mund të kalojë pengesën e gjak-trurit.

Nga ky studim që do të vazhdojë edhe për të paktën 5 vjet të tjera mund të përfitojnë edhe ata njerëz që nuk kanë pjesë truri të dëmtuara por që duan të përmirsojnë kujtesën e tyre dhe aftësinë për të mësuar.                                                                               www.rruzull.net

Përgatiti: Alvin Ekmekçiu - Bazuar në materialet e gazetës suedeze Dagens Nyheter.