Es-selamu ‘alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu
Paqja, mëshira dhe begatia e All-llahut qofshin mbi ju

MREKULLITË SHKENCORE TË KUR'ANIT

Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim

Në emër të Allahut Bëmirësit të përgjthshëm Mëshiruesit

"Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet tona në horizonte dhe në vetën e tyre, derisa tu bëhet e qartë se ai (Kur'ani), është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?" (Fussilet, 53)

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të gjitha botëve!
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe gjithë ata që ndjekin rrugën e tij, deri në ditën e gjykimit.

Këto janë debate shkencore të zhvilluara me katërmbëdhjetë dijetarë bashkëkohorë të sferave të ndryshme, të cilat i kam përmbledhur në një videokasetë me titull: "Ai, Kur'ani, është i vërtetë!"

Në këtë libër që po u ofroj lexuesve do të paraqesim në vazhdim debatet e zhvilluara, në mënyrë që të njihen të vërtetat shkencore rreth të cilave flasin disa ajete kur'anore. Ato dëshmojnë se Islami porosit dhe urdhëron përvetësimin e shkencës dhe dijes dhe se shpallja hyjnore nuk mund të bie ndesh kurrsesi me të vërtetat e pakontestueshme shkencore.

...autori