DËBËRCA (Ojkonim-Fshatë)

 

Êshtë ojkonim( fshatë ) që i takon komunës së Zhelinës. Ka lartësi mbidetare 640 m, dhe një popullsi prej 2.000 banorësh.

Banorët e këtij ojkonimi merren me bujqësi, është karakteristike të përmendet se arat e mbjella me grurë të saj kanë një cilësi të lartë për nga kualiteti, një pjesë tjetër  e fshatarëve janë punëtorë në botën e jashtme.

 Rruga që çon deri në fshat është e asfalltuar, ku me ndihmën e komunës është bërë edhe ngritja e një dige të projit që u shkaktonte dëme fshatarëve në mes të fshatit, ku gjithashtu në këtë vendbanim është bërë edhe kalldërimi e disa rrugicave, ku u hapën edhe rrugët e fushës që ishte penges e madhe për fshatarët. me mjete e dhënura nga fondi i buxhetit të komunës.

Ky fshatë e ka edhe shkollën fillore ” Pashko Vasa ”, shkollë periferike e shkollës qendrore të fsh.Grupçin.

Mësimin e ndjekin nxënësit nga kl. I-IV, ndërsa prej vitit 2007 mësimin e ndjekin në këtë shkollë fillore edhe nxënësit  tjerë prej kl. V-VIII.

Si prioritet që duhet dhënë këtij fshati janë gjetja e burimeve financiare për instalimin e ujësjellsit të fshatit, kanalizimi, stimulimi i bujqësis, stimulimi tregtarëve të vendit në hapjen e reparteve ekonomike. Duhet pasur një angazhim të veçantë, në mbrojtjen e ambientit jetësor, jo vetëm të këtij lokaliteti por edhe të tër rajonit, nga dëmi që i shkakton gurrorja ” Mak-Alb” e instaluar në vendin e quajtur ” Zhedeni i Dëbërcës”.

Kujdes të veçant duhet dhënë edhe mirëmbajtjes së varrezave të Dëshmorëve ( shehidëve ) të  banorëve të fsh. Dëbërcë që kanë rënë nga regjimi serbo-sllav të vitit 1915. Në këto varreza në heshtje prehen 72 viktima të pafajshëm.

Ky material është marur nga libri:

Të Arriturat dhe Prioritetet në Komunën e Zhelinës’’ nga Autori: Saubi Avziu.

Përgaditi: Shefket Ameti  F.Dëbërcë.

Biografia e Dervendit

Gjeografija e Dervendit

Skëndërbeu në fsh. Dëbërcë

Shkolla


TRAGJEDIA E FSHATIT DËBËRC

Në vitin 1915 në fillim të nëntorit, ushtria serbe bënte evakuimin e saj nga Maqedonia Perendimore, dhe kudo që kalonte linte pas vete gërmadha të fshatrave të djegur dhe njerëz të masakruar. Këso djegiesh e vrasjes ka bërë në shumë qytete të këtij rajoni i cili është i banuar kryesisht nga popullata shqiptare.

Në vjeshtën e vitit 1915 ushtria serbe duke shkuar prej Tetove për në Shkup, në vendin e quajtur "KLISUR"- ndërmjet fshatit Zhelinë dhe fshatit Grupçin, kishin ndjekur gjoja një hajn dhe ky paska shty me armë ku e vret një ushtar dhe ikë në fshatin Dëbërcë, ushtria i bëni në gjurmë dhe hynë në fshat.

Pasi arrin aty, e thirrin kryetarin e fshatit ta pyesin se mos dinte gjë për personin që kishte vrarë ushtarin.  
Ky edhe pse e dinte kush është vrasësi, nuk tregoi ngaqë kishte menduar se s'do të ndodhë gjë, por ndodhi ndryshe. Atë ditë kishte qëlluar edhe festa e ( Bajramit ), të gjithë meshkujt kishin ndodhur në xhami, kështu që kryetarit të fshatit i urdhëruan që ti tubojë të gjithë dhe i lidhën me brezat e tyre, dhe duarlidhur i dërguan në Klisurë për ti pushkatuar.  

Këtu ashtu të lidhur i pushkatuan dhe pas kësaj çdo kufomë e shponin me bajonet që asnjë të mos mbetet i gjallë.

Pasi ushtria kreu këtë akt mizor, vazhdoi rrugën për në Shkup. Ndër kufomat, dy fshatarë kishin mbetur të gjallë, njëri i plagosur rëndë kurse tjetrin plumbi nuk e kishte marrë fare, vetëm bajoneta e kishte lënduar pak. I lënduari lehtë, Shefit Zeqiri kur pa që ushtria ishte larguar, atëherë shkoi në fshat dhe tregoi se të gjithë burrat janë pushkatuar, atëhere fshatin e kaploi vaji. I plagosuri i dytë kishte qenë kryetari i fshatit Abdurrahman Xheladini. Ky edhe pse i plagosur rëndë ia doli të shkojë në fshatin Zhelinë, dhe u kishte rrëfyer për vrasjen e gjithë burrave të fshatit. Pasi këta dëgjuan, shkuan në vendin e ngjarjes dhe i varrosën kufomat, ngaqë fshati Dëbërcë kishte mbetur pa burra.

këtë vend është vrarë një person nga fshati Leshnicë e Epërme e emri i të cilit nuk dihet. Po ashtu vritet edhe i vetmi fëmijë i nënë Rabijes e cila kishte ardhur nga Leskovci. Në mesin e të vrarëve ka pasur burra pleq dhe fëmijë të moshës së vjetër.

Emrat e Dëshmorëve