Poeti: Mr. Ibrahim Krosi

                      Shkupė

LUFTA E SHQIPĖTARĖVE PĖR LIRI KUNDĖR SUNDIMIT OSMAN SIPAS KĖNGĖVE POPULLORE

                  Lufta e Shqiptarėve tė Maqedonisė sė sotme kundėr pushtuesve osmanė ėshtė pasqyruar edhe nė kėngėt popullore shqiptare. Shumė nga kėto kėngė janė mbledhur e janė botuar.

Kėtu do tė paraqesim kėngė tė mbledhura drejtėpėrdrejtė nė terren.

Pushtimi i tokave shqiptare nga Perandoria Osmane ėshtė kundėrshtuar me forcė. Kundėr pushtuesve osmanė, shqiptarėt luftuan mė se pesėqindvjet, deri mė 1912.

Pėr heroin tonė kombėtar, Skėnderbeun, e sidomos pėr kthimin e tij nė Atdhe, kanė kėnduar poetėt popullorė anė e kėnd vendit, kėndoi edhe poeti ynė i Dervenit.

(Kėndoi: Rushit Dėbėrca, Dėbėrcė dhe Isen Fejzullahu nga fsh. Bojanė ). Me kėngėt e tyre ” Te Dullaja Skėnderbeu mexhlis ka bo ’’ . paraqitet largimi i Skėnderbeut  nga ushtria osmane dhe kthimi i tij nė Krujė. Sipas kėsaj kėnge, Skėnderbeu kaloi nėpėr Shkup dhe duke kaluar nėpėr grykėn e Dervenit, u ndal pėr tė pushuar me shokėt te ” Dullenja ’’ vend i pėrshtatshėm pėr pushim nė afėrsi tė fshatit Debėrcė tė Tetovės. Kjo pjesė e tokės e cila quhet te ” Dullenja ” ėshtė pronė e Idajet ( Mustaf ) Etemi nė fsh. Dėbėrcė.

Nėn hijen e kėsaj dėllinje kishin qenė duke ndenjur shumė dervenas, trima shqiptarė.

Kėtu paraqitet bujaria e Dervenasve ndaj Skėnderbeut dhe biseda qė bėhet nė mes tyre:

Te Dulleja shumė dervenas kishin kon,

Ēeta e Skėnderbeut kishte mbroj;

Urdhno burrė ēfar’t’ka ēit nėkėt on ?

Unė bre burra s’jom i huj,

Po due me shkue deri nė Krujė;

N’Krujė te prindėt e mij

E kėto osmanet. Besa, me i fshij.

 Dervenasit, kur dėgjuan kėto fjalė nga Skėnderbeu, krenar pėr vendosmėrin e tij dhe tė kėnaqur pėr qėllimet e luftės kundėr pushtuesve osmanė, iu pėrgjigjėn : 

Hajt he burrė se na ke mbrapa,

Me osmanlijtė do luftojmė hapa-hapa;

Bashkė nė luftė kemi me shkue,

Pasha Zotin kemi me fitue;

Besėn e kanė dhanė burrat e Dervenisė.

 Nė vijim tė kėsaj kėnge paraqitet edhe alarmi nga kthimi i Skėnderbeut nė Krujė dhe bashkimi i shqiptarėve nė luftė pėr liri:

Burrat e Shkupit, burrat e Tetovės

Shpejt do t’mbėrrijnė n’kullat e Shkodrės;

N’kullat e Shkodrės n’kullat e Durrsit

Atje do tė njihen burrat e Shkupit.

 Mė tej jepet ideja e luftės sė pėrgjithshme tė shqiptarØve kundėr pushtuesve osmanė pėr ēlirimin e territoreve shqiptare:

Ē’ka kalaja ēi po dridhet ?

Ali Pasha bre nuk po lidhet;

Lum kalaja ē’ka ka mbrenda

Ali Pashėn me shtatė zemra. 

Gojarisht e tregoi Adile Sulejmani, Bojanė, 1958.  f. 226

Kėndoi: Nazmi Rahmani, Llaskarcė, Shkup, 1965 ( shėnoi Ibrahim Krosi ) f. 224

Kėndoi: Rushit Dėbėrca, Dėbėrcė, 1967 ( shėnoi Ibrahim Krosi ) f. 226

Kėndoi: Isen Fejzullahu, Bojanė, 1971 ( shėnoi Ibrahim Krosi ) f. 223

Ky tekst ėshtė marur nga libri: Shqiptarėt e Maqedonisė, I botuar mė 1994 nė Shkup. 

E pėrgaditi : Shefket Ameti nga Fsh. Dėbėrcė.